Investigime Kronikë Policore Lajme

Policia me aksion në veri – gjen armë, municion e uniforma ushtarake në një shtëpi të braktisur

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në veri të vendit, ku ka gjetur armë dhe municion.

Ky armatim është gjetur në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, në Mitrovicë të Veriut, pas informative që ka pranuar Policia nga qytetarët se aty mund të gjendeshin mjete ilegale.

Të arrestuar nuk ka. Policia ka thënë se pasi gjetur material i rrezikshëm eksplodues, në vendngjarje kanë dalë edhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), të cilët nga vendi i ngjarjes kanë tërhequr sasinë e barutit, fishekët e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minën kundër këmbësorik me detonatorin.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një karikator të zbrazet për arme te gjate;

-Një bajonet;

-Shishe plastike e mbushur me saqme;

-Kapsula per fishek;

-Sasi e barutit;

-Nje rryp brezi ushtarak;

-Nje mine kunder këmbësorik;

-Pjese per mbushje te fishekeve;

-Detonator per mine;

-Targa te automjetit te ish Milicisë

-Tre fishek te armës se gjuetisë;

-Trembedhjet (13) fishek te kalibrave te ndryshem;

– Dy (2) fishek te kalibrit 12.7 mm;

– Dy (2) fishek te kalibrit 20 mm

-Dy (2) gezhoja te kalibrit 12.7 mm;

– Nje xhaket ushtarake dimerore;

-Nje palë doreza ushtarake;

– Kater kemisha te Policise së Serbisë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.  Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192”, përfundon njoftimi.