Një person është gjetur i vdekur sot në një veturë në lagjen Veternik, në Prishtinë. KFVAgency.com merr vesh se bëhet fjalë për biznesmenin gjakovar, Hekuran Hoxha, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
Ai tha se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen.
‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka deklaruar Pllana.
