Në Komunën e Obiliqit ka përfunduar rinumërimi i votave nga 33 vendvotime sa janë gjithsej.
Me më së shumti vota minus ka dalë Gazmend Krasniqi, kandidat për deputet nga Vetëvendosja.
Pas rinumërimit, ai është -362 vota.

Adelina Grainca është e dyta me më së shumti vota minus apo 295 vota dhe Enver Dugolli -106 vota.
Ndryshe, ditët e fundit janë realizuar dy aksione lidhur me falsifikimin e rezultateve zgjedhore, që kanë përfunduar me mbi 100 të arrestuar.
Një aksion i tillë është zhvilluar sot në Malishevë, ku në ndalim 48 orësh janë 15 kryesues.
Ndërkohë, të premten janë arrestuar 109 persona në Prizren nën këto dyshime.
