Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me arrestimin G.B, inspektor i punës në Prishtinë, nën dyshimin për ryshfet.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ia kishte kërkuar pronarit të një kompanie ndërtimi 2 mijë euro ryshfet që ta lejojë të punojë, apo në të kundërtën do të ia ndërpres punimet.
1 mijë euro ai dyshohet se veçse i kishte pranuar ryshfet.
“Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra (sigurimit të dëshmive/parat e sekuestruara nga i dyshuari te pranuara ne formë ryshfeti, sekuestrimit të telefonit që i dyshuari kanë poseduar me vete, si dhe provave tjera), është nxjerr përfundim se: Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar (duke kushtëzuar viktimën për të dhen ryshfet për realizimin e te drejtës se tij/kryerja e punëve ne punishte, si dhe pranimi i ryshfetit shumen prej 1,000.00€ nga I dyshuari/Inspektori i Punës)”, thuhet në njoftim.
Ai dyshohet për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së.
I njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Sot me datë 28.01.2026 i dyshuari i lartcekur është intervistuar në cilësi të personit të dyshuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore ne Prishtinë, Departamenti i Krimeve te Renda, i dyshuari G. B. është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
