Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për periudhën sa ai drejtoi me ekzekutivin në vitin 2021.
Ai ka thënë se rezultatet e tij s’janë mbërri që nga vdekja e Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.
“Unë kam pasur rezultate të jashtëzakonshme që nuk janë mbërri asnjëherë që nga vdekja e Rugovës. Rezultati më i lartë që ka mbërri ndonjëherë LDK-ja ka qenë ai i vitit 2017 kur unë i kam prirë LDK-së në garë, pa qenë kryetar i partisë”, ka deklaruar Hoti.
Hoti po ashtu tha se të gjitha detyrat institucionale i ka kryer me përgjegjësi maksimale.
“Të gjitha detyrat i kam kryer me përgjegjësi maksimale. Ka shenjë në shoqërinë e Kosovës kur unë, dhe LDK-ja, kam pasur përgjegjësi institucionale, si në pushtet lokal bashkë me kryetarin Mustafa atëherë në Prishtinë, si në ministri të Financave, ashtu edhe në qeveri sa kemi qenë. Edhe në opozitë sa kemi qenë, ka legjislacion që i ka dhënë drejtim vendit në plot situata. Pra, kam lënë shenjë”.
“Kemi pasur rezultat të dobët më 2021, kryetari i partisë ka marrë përgjegjësi sepse i takon, sepse ai është personi që vendos për atë çështje. Unë e kam marrë përgjegjësinë duke mos i hyrë fare asaj gare për shkak të atij rezultati zgjedhor”, deklaroi Hoti.
