Kosovë Lajme Politikë

Dyshimet për manipulim me vota në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 persona

Prokuroria Themelore në Gjakova ka mbajtur konferencë për media lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës.

Kryeprokrurori Enis Gashi ka deklaruar se

“Prokuroria ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime konkrete lidhur me grumbullimin e provave. Me autorizimin e Prokurorisë, në aksionin e sotëm nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë, janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues janë të ndaluar për 48 orë. Poashtu për 43 komisionerët tjerë jemi në vlerësim”, tha Gashi.

Në Komunën e Malishevës, 9057 vota janë të shtuara, tha Kryeprokurori Gashi.