Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndërmarrë një aksion për intervistimin e disa personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në manipulimin e votave për deputet në Komunën e Malishevës.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Drin Domi, i tha Insajderit se disa persona tashmë janë duke u intervistuar.
“Janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rezultatet zgjedhore gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës në Komunën e Malishevës. Personat janë duke u intervistuar. Për më shumë detaje do të ndajmë informacione gjatë pasdites.”, tha ai.
