Botë Lajme

Çmimi i arit kalon 5 mijë dollarë për ons për herë të parë, pas tarifave të Trump

Pas tarifave të Trump për herë të parë çmimi i arit ka arritur shifra rekorde të rritjes ku vlera kap shifra mbi 5,000 dollarë për ons.

Derisa investitorët kërkojnë strehë të sigurtë, qeveria e Japonisë tremb tregjet monetare me premtimin për ulje të taksave.

Kjo rritje u shumëfishua  pasi Trump kërcënoi Kanadanë me tarifa 100% nëse Ottawa bënte “një marrëveshje me Kinën”

Çmimi i të cilit është rritur me pothuajse 90% që nga inaugurimi i dytë i Trump pak më shumë se një vit më parë.

Ekspertët paralajmërojnë se ky hap mund të prishë rrjedhën globale të arit, duke e bërë më të shtrenjtë procesin e zgjidhjes së kontratave në bursën amerikane Comex. Përdorimi i Londrës për këto transaksione po shihet si alternativë, gjë që do të kërcënonte statusin e Nju Jorkut si tregu më i madh i kontratave të arit në botë