Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, një i lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku si pasojë është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana.