Botë Lajme

Trumpit i kërkohet ta shkarkojë Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem – ai i del në mbrojtje

Demokratët kryesorë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i kanë kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump, që të shkarkojë Kristi Noem, raporton “The Guardian“, përcjell KFVAgency.com

Në të kundërtën, kanë paralajmëruar do të nisin procedurat e shkarkimit ndaj Sekretares së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, pas vrasjes së Alex Pretti në Minneapolis gjatë fundjavës.

“Dhuna e çliruar ndaj popullit amerikan nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare duhet të përfundojë menjëherë. Kristi Noem duhet të shkarkohet menjëherë, ose ne do të nisim procedurat e shkarkimit në Dhomën e Përfaqësuesve”, ka deklaruar Hakeem Jeffries, së bashku me dy zëvendësit e tij, Katherine Clark dhe Pete Aguilar, në një deklaratë të përbashkët.

“Ne mund ta bëjmë këtë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë.”

Trump i ka dalë në krah Noem, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Mendoj se po bën një punë shumë të mirë. Kufiri është plotësisht i sigurt.”