Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, duke akuzuar Seulin se nuk po e zbaton marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar.
Masat prekin produkte si automjetet, druri, barnat dhe kategori të tjera mallrash.
Koreja e Jugut ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim zyrtar për vendimin dhe ka kërkuar bisedime urgjente me Uashingtonin.
Ministri i Industrisë pritet të udhëtojë së shpejti në SHBA për takime zyrtare.
Ndërkohë, tregu i aksioneve në Seul shënoi luhatje, por u rikuperua gjatë ditës.
Marrëveshja mes dy vendeve parashihte investime të mëdha të Koresë së Jugut në SHBA, por miratimi i saj në parlamentin korean ende nuk ka përfunduar. Trump ka vazhduar të përdorë tarifat si mjet presioni në politikën e jashtme gjatë mandatit të tij të dytë./Reporteri.net/
