Kosovë Lajme

Këta janë tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet

Të martën e 27 dhjetorit, pas një aksioni të Krimeve Ekonomike, janë arrestuar tre zyrtarë nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “Marrja e ryshfetit”.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se të arrestuarit janë, Dukagjin Gashi (Shef sektori në Drejtorinë e Shërbimeve Publike) dhe dy zyrtarë të lartë të kësaj drejtorie, Bashkim Sadiku dhe Afrim Gashi.

Ky i fundit madje sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se ishte kapur në flagrancë për veprën penale “Marrje ryfsheti”, sipas nenit 421 të KPRK-së, “me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”.

Rastin fillimisht për Gazetën Online Reporteri.net e konfirmoi Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

“Janë shoqëruar në stacion policor tre persona për marrje ryshfeti, njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, tha ai.