Inspektorët e Komunës së Mitrovicës kanë ndërprerë sot punimet në kompleksin banesor “AZ Building” në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues, pasi ndërtimi po kryhej në kundërshtim me ligjin.
Në vendngjarje ishte i pranishëm drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët, të cilët dokumentuan shkeljet e evidentuara. Igrishta tha se kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore.
Ai shtoi se ky veprim ka për qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe sigurimin që çdo ndërtim të zhvillohet sipas rregullave dhe obligimeve ligjore.
Njoftimi i Komunës:
Inspektorët ndërprejnë punimet e kundërligjshme të kompleksit banesor “AZ Building”
Drejtoria e Inspekcionit sot ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor që po kryhej në mënyrë të kundërligjshme në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues.
Në vendngjarje ishte i pranishëm drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët të cilët dokumentuan çdo shkelje të evidentuar.
Drejtori i Inspekcionit z.Mujë Igrishta, ka potencuar se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet.
“Ky veprim vjen për të garantuar respektimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo ndërtim të zhvillohet sipas rregullave dhe obligimeve ligjore”, është shprehur drejtori z.Igrishta.
