Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije, ndërsa sipas rezultateve më të fundit, uji nuk rekomandohet për konsum në disa zona të vendit, shkruan KFVAgency.com
Sipas njoftimit zyrtar, në Rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Fabrika për Trajtimin e Ujit në Badoc, si dhe në Vragoli.
Në Rajonin e Ferizajt, situata paraqitet në Han të Elezit, ku furnizimi nga burimi i Dimcës është ndërprerë plotësisht.
Edhe Rajoni i Gjilanit përballet me probleme në furnizim dhe cilësi të ujit. Në komunën e Vitisë furnizimi me ujë është ndërprerë, ndërsa në Kamenicë uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Stacioni i pompimit nr. 2, përfshirë Bahqen dhe fshatin Berivojcë.
Probleme me cilësinë e ujit janë evidentuar edhe në Rajonin e Pejës, konkretisht në komunën e Klinës, si në rrjetin që furnizohet nga puset ashtu edhe në rrjetin që furnizohet nga burimi Jarinë.
Në Rajonin e Gjakovës, uji nuk rekomandohet për pije nga burimet e Opterushës dhe Zaqishtës, ndërsa në Rajonin e Prizrenit, situata problematike raportohet në Malishevë.
Postimi i plotë:
Situata me ujin e pijshëm
27 janar 2026
IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.
Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
Vragoli.
Rajoni Ferizaj
Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).
Rajoni i Gjilanit
Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës
Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.
Rajoni i Prizrenit
Malishevë.
