Investigime Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dokumente, armë dhe para – krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Gjatë aksionit që u zhvillua me urdhrin e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publiken “Eko Regjioni” në Prizren ku u arrestuan dy persona, gjatë bastisjeve ne banesat dhe në ndërmarrjen publike janë konfiskuar kontrata, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llaptop dhe para.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh.

“Njësitë policore, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në një ndërmarrje publike dhe në një biznes privat. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llop-top, para si dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit në aksionin e djeshëm janë A.G dhe R.Z.

A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.