Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka konfirmuar që një libër fetar është gjetur i dëmtuar në Gjakovë.
Këtë akt, BIK e ka quajtur si vandal dhe kriminal, duke thënë se akti është kryer me porosi dhe mision të qartë kriminal.
BIK, ka shtuar se “një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm, pasi cenon rëndë vlerat universale humane të qytetërimit botëror dhe, njëkohësisht, godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit tonë”.
Policia e Kosovës ka thënë se kanë njoftuar prokurorin dhe bashkë po ndërmarrin veprimet për të zbardhur rastin.
