Dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Gazeta ka mësuar se D.G. dhe B.S. janë zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për ryshfet nga një pronar i një kompanie lidhur me një tender.
Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës. Sapo të ketë njoftim zyrtar, artikulli do të përditësohet.
