Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd lidhur me sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023.
Rutte ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë për këto ngjarje.
“Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte, gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).
Ai ka konfirmuar mbështetjen për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Rutte ptheksoi se NATO-ja është e përkushtuar ndaj situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
