Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton CNN, përcjell KFVAgency.com
Rutte tha se Evropa ka nevojë për Shtetet e Bashkuara, ashtu si SHBA-ja ka nevojë për NATO-n.
“Nëse dikush këtu mendon përsëri se Bashkimi Evropian, ose Evropa në tërësi, mund të mbrohet pa SHBA-në, vazhdoni të ëndërroni. Nuk mundeni. As ne nuk mundemi. Na duhet njëri-tjetri,” tha Rutte gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën.
Shefi i NATO-s paralajmëroi vendet evropiane se do të duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen deri në 10% nëse “realisht duan ta bëjnë vetëm,” duke shtuar se ato do të duhet të zhvillojnë kapacitete bërthamore të tyre, që kushtojnë miliarda euro.
“Në atë skenar, do të humbisni garantin përfundimtar të lirisë sonë, që është çatia bërthamore e SHBA-së. Pra, suksese,” tha ai.
Ai lavdëroi Trumpin për ngritjen e çështjes së sigurisë në Arktik, duke pranuar se mbrojtja e tij për presidentin me gjasë do të irritonte shumë njerëz në sallë.
“Mendoj se ka të drejtë. Ka një problem me rajonin e Arktikut. Ka një çështje të sigurisë kolektive, sepse këto rrugë detare po hapen, dhe sepse kinezët dhe rusët janë gjithnjë e më aktivë,” tha ai.
