Botë Lajme

Raportohet për 14 të vdekur nga stuhia e akullt në ShBA

Të paktën 14 vdekje në disa shtete të SHBA-së janë raportuar lidhur me stuhinë dimërore, megjithëse në disa raste zyrtarët thonë se është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, raporton BBC.

Përditësimi më i fundit:

Në Tennessee, zyrtarët konfirmojnë tre “vdekje të lidhura me kushtet e motit”.

Dy “vdekje të lidhura me stuhinë dimërore” janë raportuar në Louisiana.

Në Teksas, një media lokale partnere e BBC-së në SHBA, CBS News, raporton se policia thotë se vdekja e një burri të gjetur në një pikë karburanti mund të ketë qenë e lidhur me probleme shëndetësore, kushtet e motit, ose të dyja bashkë.

Po ashtu në Teksas, një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në një aksident gjatë rrëshqitjes me slita.

Në Massachusetts, CBS raporton se një grua ka vdekur pasi është goditur nga një mjet pastrimi bore.

Policia në Kansas thotë se një grua është gjetur e mbuluar nga bora dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e hipotermisë.

Në qytetin e Nju Jorkut, kryetari i bashkisë Zohran Mamdani thotë se të paktën pesë persona kanë humbur jetën, por shton se “është ende shumë herët për të përcaktuar shkaqet e vdekjes”.