Botë Lajme

“Mjaftë më me urdhërat e Washingtonit”, u.d e Presidentit të Venezuelës i kundërvihet ShBA’së

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Venezuelës, Delcy Rodriguez, i është kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa po punon për të bashkuar vendin pas kapjes së Nicolás Maduros.

Rodriguez ka ecur në një vijë të hollë që nga momenti kur u mbështet nga SHBA-ja për të udhëhequr vendin përkohësisht, duke u përpjekur të mbajë besnikët e Maduros në vend, ndërkohë që synon që edhe Shtëpia e Bardhë të jetë e kënaqur.

“Mjaftë më me urdhrat e Washingtonit mbi politikanët në Venezuelë,” u tha ajo një grupi punëtorësh të naftës në qytetin Puerto La Cruz, gjatë një aktiviteti të transmetuar nga kanali shtetëror Venezolana de Televisión, raporton CNN, përcjell KFVAgency.com

Deklarata e saj erdhi mes presioneve të vazhdueshme që përfshijnë një sërë kërkesash për rifillimin e prodhimit të naftës në Venezuelë.

“Le t’i zgjidhë politika venezueliane vetë dallimet dhe konfliktet tona të brendshme. Kjo Republikë ka paguar një çmim shumë të lartë përballë pasojave të fashizmit dhe ekstremizmit në vendin tonë.”

Shtëpia e Bardhë ka mbajtur presion të vazhdueshëm mbi Venezuelën që nga momenti kur Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën gjatë një operacioni në fillim të janarit dhe u dërguan në SHBA, ku po përballen me akuza.

Rodriguez, ish-zëvendësja e Maduro-s, ka këmbëngulur javët e fundit se SHBA-ja nuk e qeveris Venezuelën.