Kosovë Lajme

Ekzekutohen 100 eurot për studentët, Ministria e Financave del me njoftim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar studentët se pagesat prej 100 euro janë realizuar në tërësi, e të cilat janë ekzekutuar në disa grupe për ata që kanë përmbushur kriteret.

Në njoftim thuhet se janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë studentët se pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues.

Po ashtu, janë realizuar pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

Studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe, për rrjedhojë, nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Për çdo ankesë apo paqartësi, ju mund të kontaktoni në adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:
• Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin:
info.masa3.6@rks-gov.net
• Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin:
Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net