Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinë.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.