Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia gjen municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës sot rreth orës 11:20, në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, ka gjetur dhe sekuestruar: · 9 granata dore, 538 fishekë, 3 karikatorë për armë automatike.

Policia thotë se nuk ka persona të arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës gjen prap municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Mitrovicë Veri, 25.01.2026

Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

· 9 granata dore

· 538 fishekë

· 3 karikatorë për armë automatike

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

POSTIMI