Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova Ka thënë për Reporteri.net se një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndimin e katër personave.
“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Rugova .
