Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka demantuar një paralajmërim që Komuna e Prishtinës ka bërë të shtunën lidhur me erërat e forta.
Sipas IHMK, njoftimi i Komunës së Prishtinës për erëra të forta për sot, nuk është i mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK.
“Njoftohet opinioni publik se ky njoftim i Publikuar nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emërgjenca, e të cilët thirren në parashikimim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk qëndron, pra IHMK nuk e ka bërë një parashikim të tillë” – thuhet në reagimin e IHMK-së.
Sipas tyre, parashikimi i motit për sot nuk paraqet rreziqe nga erërat.
IHMK njofton se ka parashikuar erëra me shpejtësi të lehtë deri në mesatare të cilat do të krijojnë kushte që nga nesër, të sjellin reshje të shiut.
Të shtunën, më 24.01.2025, Komuna e Prishtinës duke u thirrur në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tha se nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.
Sipas Komunës, Shpejtësia e erës në Zona kodrinoro-malore: 11–14 m/s (erë e fortë) dhe se në Zona më të ulëta: 8–11 m/s (erë mesatarisht e fortë).
Pra, sipas parashikimeve, që Komuna tha, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026.
Po ashtu dhanë edhe udhëzime dhe këshilla për qytetarët.
“Pa krijuar panik, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgatitje të thjeshtë, veçanërisht gjatë ditës së diel: Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme). Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore” – ishin disa prej rekomandimeve.IHMK në njoftimin e tyre kanë paralajmëruar mot të vranët dhe me riga shiu për sot.
