Fasada e një ndërtesë në Fushë Kosovë ka rënë sonte pas erërave të forta.
Është drejtori i sherbimeve publike në komunën e Fushë Kosovës, Izja Mjeku, që ka kofirmuar se një person është lënduar, dhe është shkaktuar rrezike dhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Ai tutje thotë se ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën.



Postimi i tij:
Për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë aktualisht në Fushë Kosovë, rreth orës 21:00 kemi pranuar një telefonatë se te shkolla Mihal Grameno ka rënë fasada e një objekti. Si pasojë, një person i rastit është lënduar, një veturë është dëmtuar dhe është shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.
Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF.
Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta.
