Lajme Shqipëri

Përfundoi protesta e dhunshme e PD: 11 policë të lënduar, 25 protestues të arrestuar

Protesta e Partisë Demokratike të Shqipërisë që eskaloi në dhunë përfundoi me dëme materiale dhe oficerë policie e protestues të lënduar. Dhuna nisi menjëherë pasi kreu i PD, Sali Berisha mbylli fjalimin nxitës në foltore dhe para nisjes.

Fishekzjarre dhe koktej molotivi u hodhën drejt ndërtesës së qeverisë pas fjalimit të Berishës i cili para protestët kishte ka kërkuar nga qytetarët që “t’i bëjnë gjyqin kryeministrit”.

Përplasje të ashpra kanë ndodhur përpara godinës së Kuvendit mes protestuesve, deputetëve të PD-së dhe policisë. Gjatë protestës, policisë i erdhën në ndihmë dhe autobote, të cilët tentuan të shpërndanin me ujë qytetarët. Deputetët e PD-së ndërhynë menjëherë për të mos lejuar autobotin të lëvizte, duke sjellë përplasje të tjera me policinë.

Mediat shqiptare raportojnë se 11 efektivë janë plagosur nga sulmet me moltovë dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Pas përfundimit të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë në seli. Ai i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar dhe se ky është kilometri i fundit drejt fitores.