Botë Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës

Bisedimet e para trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së kanë filluar në Abu Dhabi, njoftojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Bisedimet filluan sot në Abu Dhabi dhe janë planifikuar të vazhdojnë gjatë dy ditëve, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur dialogun dhe për të identifikuar zgjidhje politike për krizën”, tha ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Çështja delikate e territorit do të diskutohe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi.

Ato mbeten një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban në rajonin lindor të Donetskut – që mendohet të jetë rreth 20%.

Zelensky ka refuzuar të heqë dorë nga toka që Ukraina e ka mbrojtur me sukses me kosto të lartë gjatë viteve të fundit.