Botë Lajme

Trump ia tërheq vërejtjen regjimit të mullahëve: Po e dërgojmë një flotë të madhe drejt Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se të gjitha veprimet e regjimit islamist në Teheran po vëzhgohen nga afër dhe një sulm mund të jetë i mundshëm, përcjell Gazeta KFVAgency.com

Teksa po kthehej në SHBA nga Davosi i Zvicrës, presidenti amerikan foli për mediat në bordin e aeroplanit presidencial, duke treguar për mobilizimin e madh të ushtrisë amerikane drejt Iranit.

”Po e vëzhgojmë Iranin. Kemi plot anije që po shkojnë në atë drejtim veç për t’u siguruar… Kemi një flotë të madhe që po shkon në atë drejtim dhe ndoshta s’do të na duhet ta përdorim. Të shohim”, tha presidenti Trump të enjten.

Përpos kërcënimit ushtarak, presidenti po ashtu tha se është i gatshëm të vendosë tarifa prej 25% ndaj të gjitha shteteve që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin.

VIDEO