Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, ku Kosova figuron si anëtare themeluese.
Në fotografi, krah presidentit amerikan Donald Trump, shfaqet edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“President i paqes”, ka shkruar Shtëpia e Bardhë krahas fotos.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se gjatë ngjarjes, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka përcjellë një mesazh për Kosovën:
“Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-së në Nju Jork më 28 shtator.”
Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
