Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kryeziu: Bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara, katër partitë e mëdha dërguan komisionerë të preferuarit e tyre

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu në një konferencë për media ka folur për aksionin e sotëm mbi dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve në për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryeziu tha se bëhet fjalë për mijëra vota të falsifikuara. Ai tha se vetëm një vendvotim në Prizren ka rezultuar i pastërt. Ai shtoi se në Prizren diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota.

Kryeziu në konferencën për media tha se do të ishte e pamundur të bëhet ky manipulim i votave po të mos kishte dakordim të të gjithë komisionerëve të katër partive kryesor.

“Sot secili prej atyre që ka guxuar ti fus duart në vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Këtu bëhet fjalë për manipulime brenda llojit, aty ku katër subjektet kryesore politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe kanë menduar se mund të manipulojnë. Këtu nuk bëhet fjalë për dhjetëra e qindra, por mijëra vota të manipuluara e falsifikuara. Ka kandidatë që kanë deri mbi 6 mijë vota të falsifikuara. Vetëm në një vendvotim janë manipuluar 244 vota, përderisa në regjionin tonë mund të them se është vetëm një klasë që ka dalë e pastërt. Diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota. Po flasim për një organizim për ta përmbytur rezultatin e vullnetin e qytetarëve. Do të ishte e pamundur të ndryshoheshin këto vota po të mos kishte vullnet të të gjithë komisionerëve të deleguar nga partitë”, tha ai.