Kosovë Lajme Shëndetësi

Apel për ndihmë: Le të bashkohemi për shpëtimin e “Xonit”

​Ftohen të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që për aq sa kanë mundësi, të kontribuojnë për shërimin e “Xonit” (MH), i cili ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit për të mbijetuar dhe për të pasur një shans për t’u rikthyer në jetë sado pak normale.

​Ai ka nevojë urgjente për transferim në Itali, ku do t’i nënshtrohet një procedure gastrostomie (PEG) për ushqyerje artificiale, si dhe shtrimit në kujdes intensiv për trajtimin e bronkopneumonisë dhe dekubitit. ​

Fatkeqësisht, prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar këto shpenzime të larta dhe çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpëtimit të jetës së Megzonit. Le të bashkohemi dhe t’i japim kësaj familjeje shpresën që ka aq shumë nevojë.

​Qytetarët mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari: 1503011003008204 (Raiffeisen Bank, për: Shukri Haliti)