Botë Lajme

Anulohen fluturime mbi Lindjen e Mesme, frikë nga sulmi amerikan ndaj Iranit

Disa kompani të mëdha botërore tashmë kanë anuluar fluturimet për të shtunën të shqetësuar se mund të ketë veprime ushtarake në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta KFVAgency.com

Ka raporte se Lufthansa, Air France, KLM, dhe Swiss Air kanë anuluar fluturimet për të shtunën në Lindjen e Mesme në destinacione si Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabi Saudite.

Edhe kompanitë United Airways dhe Air Canada kanë anuluar fluturimet drejt Izraelit nga shqetësimi i një sulmi i SHBA’së ndaj Iranit.

SHBA kishte paralajmëruar diktaturën islamiste në Teheran të ndërpresin represionin e masakrat ndaj qytetarëve iranian që protestonin kundër tiranisë. Sipas raporteve presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar strategëve ushtarak për një plan veprimi në shkallë më të gjerë ndaj regjimit të Iranit me opsion siç ishin shprehur ‘vendimtar’.

Tashmë është konfirmuar se një grup beteje i flotës ushtarake amerikan i prirë nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln është nisur drejt Gjirit Persik.

Izraeli gjithashtu ka shfaqur shqetësime për riarmatimin e diktaturës me predha balistike duke ripërtërirë rezervat e shkatërruara dhe shpenzuara në luftën 12 ditore verën e kaluar kur regjimi u dërrmua nga ekspedita ajrore izraelite.