Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore në rajonin e Prizrenit.
Kryeziu ka bërë me dije se janë ndaluar 109 të dyshuar për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion, kanosje dhe dhënie e marrje ryshfeti, shkruan Reporteri.net.
“Prokurorët kanë lëshuar 109 vendime për ndalim për vepra penale të falsifikimit, presion e kanosje dhe dhënie e marrje ryshfet”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai paralajmëroi edhe arrestime tjera, duke thënë se aksioni s’përfundon këtu meqë bëhet fjalë për mijëra vota.
Kryeziu tha se deri tash s’kanë informacione për ndonjë kandidat që është i involvuar direkt në keqpërdorimin e votave.
“Jemi duke vepruar ndaj atyre që drejtpërdrejtë kanë keqpërdorur rezultatet. Deri tani s’kemi informacion për ndonjë kandidat që e involvon direkt”, ka shtuar Kryeziu.
