Lajme Sport

Vetëm 18 vjeç, talenti shqiptar debuton në Serinë A

Joi Nuredini, talenti 18-vjeçar shqiptar, debutoi sot në Serinë A.

Qendërsulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 89 në ndeshjen Parma-Genoa, që u mbyll 0-0, shkruan A2.

Trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, e kishte grumbulluar shqiptarin edhe në dy ndeshjet e kaluara, ndaj Milan dhe Cagliari, por nuk preferoi ta aktivizonte.

Vetëm 18 vjeç, sulmuesi i Kombëtares U-19 kishte spikatur më parë me golat e tij te Genoa U-20.