Botë Lajme

Themelimi i Bordit të Paqes, Trump zotohet të punojë bashkë me OKB-në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi “Bordin e Paqes” në Davos të Zvicrës, me ceremoninë e nënshkrimit ku morën pjesë rreth 20 vende, mes tyre edhe Kosova.

Bordi do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës dhe do të kërkojë zgjidhjen e konflikteve globale.

Trump tha që Bordi i Paqes do të punojë me Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund konflikteve në botë.

Presidenti Trump tha se ky Bord e ka potencialin të jetë “një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”, duke shtuar se është i nderuar që është kryetar.

“Po funksionon bukur… pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e tij”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, Trump foli edhe për Gazën, e cila, sipas tij, është vendi ku filloi plani për Bordin e Paqes.

Një marrëveshje paqeje u arrit më parë këtë vit, që përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Trump tha se luftës në Gaza “po i vjen vërtet fundi” dhe  se konflikti tani përbëhet nga “zjarre të vogla” që ai thotë se mund të shuhen lehtësisht.

“Hamasi ndoshta do të bëjë atë që premton të bëjë, tha Trump.  Ata duhet të dorëzojnë armët e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të jetë fundi i tyre.”