Kosovë Lajme

Osmani në Davos me ftesë të Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, shkruan KFVAgency.com

Osmani është ftuar për ta përfaqësuar Kosovën në këtë bord nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Mirëmëngjes nga Davos, ku jemi me ftesë të Presidentit Trump, në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes. 

Ftesa u publikua dje nga Presidenca e Kosovës.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, ka thënë Osmani.

Ftesë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes ka edhe Shqipëria.