Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Malishevë janë rinumëruar 72 kuti nga gjithsejtë 75 kuti apo 96,00, raporton Periskopi.
Nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), këta janë pesë kandidatët ‘kampion’ që dyshohen se kanë vjedhur më së shumti vota.
Në vendi e parë është Gëzim Hazrolli, të cilit i janë hequr 321 vota.

Në vendin e dytë është kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, të cilit i janë hequr 62 vota.

Në vendin e tretë është, Xhavit Uka, të cilit i janë hequr 46 vota.

Në vendin e katër është, Esra Myrtezani, të cilës i janë hequr 22 vota.

Në vendin e pestë është, Kujtim Shala, të cilit i janë hequr 17 vota.

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.
