Kosovë Lajme Politikë

Këta janë kandidatët e LVV-së që humbën afro 300 vota nga rinumërimi në Malishevë

Rinumërimi i plotë i kutive të votimit po vazhdon edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Nga gjithsej 75 vendvotime në Komunën e Malishevës, deri më tani janë rinumëruar 67 prej tyre.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që ka humbur më së shumti vota nga rinumërimi është Valon Hoti me 277 vota më pak.

Pas tij renditet Gani Krasniqi.

Lista e kandidatëve të LVV-së me humbje votash në Malishevë është si më poshtë:

  • Gani Krasniqi – 253 vota
  • Adnan Rrustemi – 62 vota
  • Albin Kurti – 47 vota
  • Albulena Haxhiu – 22 vota
  • Glauk Konjufca – 22 vota