Lajme Shqipëri

Ivanka Trump pritet nga Edi Rama në Kryeministri

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në 22 janar në Tiranë dhe tashmë ka arritur në Kryeministri. Ajo është mirëpritur nga kryeministri i shqiptar , Edi Rama.

Prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, ka vizituar qytetin e Vlorës. Edhe këtë të enjte, dita e saj ka qenë e mbushur me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike në sektorin e turizmit.

Pasi doli nga hoteli ku ishte akomoduar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ivanka është lëvizur me masa të rrepta sigurie drejt vijës bregdetare të Zvërnecit. Aty ka zhvilluar takime të shkurtra, duke qenë e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga grupe të ndryshme arkitektësh.

Axhenda e vizitës së saj pritet të përfundojë mbrëmjen e sotme pas takimit me Ramën, ndërsa të premten ajo do të largohet nga Shqipëria. Të mërkurën, ajo zhvilloi takime me studio arkitekturore, si vendase ashtu edhe të huaja, ndërkohë që vizitoi edhe zonën e Zvërnecit. Në mbrëmje, Ivanka pati një darkë me kryeministrin Edi Rama në një restorant buzë detit në Radhimë.

Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe përfshin ndërtimin e një marine turistike, hotele dhe rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe hapësira rekreative me shërbime të dedikuara për vizitorët.