Botë Lajme

Ish-shefi i NATO-s: Ka ardhur koha t’i kundërvihemi Trumpit

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se koha e lajkatimit të Presidentit Trump “ka mbaruar” dhe tani mund të presim një përgjigje më të vendosur nga Evropa.

Rasmussen, i cili është gjithashtu ish-kryeministër danez, ka thënë për BBC se nëse Trump zbaton tarifat shtesë për tetë vende evropiane, duhet të futen tarifa hakmarrëse, pasi  sipas tij “Trump respekton vetëm forcën dhe forcën”, transmeton KFVAgency.com

Rasmussen ka shtuar se NATO nuk do të mbijetonte nëse Trump do të zbatonte kërcënimin e tij për të marrë Grenlandën.

“Ka ardhur koha për t’i kundërvihemi Trumpit”, shtoi ai.