Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Goriq të Malishevës. Atje, një person e ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që e ka kapluar një shtëpi.
Viktima është një grua rreth moshës 53-54 vjeçare, ka bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net, drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ai tha se nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit.
