Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën me ujin e pijshëm në vend, teksa ka thënë se po vazhdon ta monitorojë situatën.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IKSHP ka publikuar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije, shkruan KFVAgency.com
Rajoni i Prishtinës:
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,
Vragoli.
Rajoni i Gjilanit:
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës:
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës:
Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.
Rajoni i Prizrenit:
Malishevë.
