Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatin e rinumërimit të votave nga 10 në 102 vendvotime në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Nga 9,80 për qind të rezultateve të procesuara të rinumërimit në Lëvizjen Vetëvendosje del që kandidatit për deputet, Agim Bahtirit, iu janë hequr 45 vota, shkruan Insajderi.
Pas Bahtirit është Afërdita Hajrizi me minus 41 vota, më pas Tafil Peci minus 23 dhe Armend Muja minus 15.
Situata me partitë e tjera politike qëndron më mirë, ku kandidatëve për deputetë të tyre iu janë hequr vetëm nga 2-3 vota.

