Faton Peci, një nga njerëzit më të fuqishëm në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk po shqetësohet edhe aq për gjendjen me energji elektrike.
Ndonëse qytetarët po janë në hall si shkak i reduktimeve me energji elektrike, Peci, i akomoduar si kryetar në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka vendosur të pozojë për fotografin e njohur Fadil Berisha.
“Faleminderit, Mjeshtër! Faleminderit, Fadil Berisha”, ka shkruar Peci.
As Peci e as bashkëpartiakët e tij s’e kanë shkruar asnjë fjalë lidhur me reduktimet me rrymë, që po ua vështirësojnë jetën qytetarëve.
