Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia shpall në kërkim të riun në Gjakovë, i dyshuar për vrasje në tentativë në Gjakovë

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se janë në kërkim të një personi që gjendet në arrati.

Ai është Isen Kurti, 19 vjeçar dhe dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura. Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: info@kosovopolice.com”, ka njoftuar Policia në Gjakovë.

POSTIMI