Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit është duke realizuar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë.
Për një javë, Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 300 gjoba për shkelje që u evidentuan nga kamerat në kryeqytet.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafikNë kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit është duke realizuar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë.Nga data 13.01.2026 deri më 19.01.2026 nga kjo njësi janë shqiptuar 1369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes, të cilat janë evidentuar nga kamerat e sigurisë apo gjatë zbatimit të detyrave të rregullta.Me këtë rast, Policia e Kosovës u bën apel të gjithë shoferëve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.”, thuhet ne njoftim.
