Botë Lajme

Britania planifikon t’ia dorëzojë ishullin Diego Garcia Mauritiusit, Trump: Akt budallallëku

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar ishullin Diego Garcia Mauritiusit, duke e quajtur këtë “budallallëk” dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se ishulli Diego Garcia, ku ndodhet një bazë ushtarake jetësore amerikane, po i jepet Mauritiusit “pa asnjë arsye”. Ai paralajmëroi se Kina dhe Rusia e shohin këtë si një akt dobësie totale.

“Dhënia e tokës jashtëzakonisht të rëndësishme është një akt budallallëku i madh dhe një arsye tjetër pse Groenlanda duhet të blihet,” shtoi Trump.

Ai i bëri thirrje Danimarkës dhe aleatëve evropianë të “bëjnë gjënë e duhur”, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të ishullit për sigurinë e SHBA-ve.

Vitin e kaluar, Trump kishte deklaruar se do të mbështeste marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin e Ishujve Chagos, por reagimi i fundit tregon shqetësimin e tij për ndikimin ndërkombëtar të këtij vendimi.