Kosovë Lajme

Bahamet heqin vizat për shtetasit kosovarë

Kosova dhe Bahamet kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Ky lajm u dha nga Ministria e Punëve të Jashtme, pak kohë pas njohjes diplomatike që erdhi nga Bahamet.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, ka shkruar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Më 19 dhjetor, Bahamet u bënë shteti i 121-të që njohu pavarësinë e Kosovës.

Biletat për të udhëtuar në këtë shtet të largët kushtojnë rreth 1 mijë e 500 dollarë.